Kapiteni i Skënderbeut Vangjel Zguro ka lëshuar sinjale lamtumire në fund të sezonit. Futbollisti sipas të gjitha gjasave do largohet pasi klubi korçar këtë sezon do të zbresë në Kategorinë e Parë. Nëpërmjet një ‘story’ në ‘instgram’ Zguro thotë se teksa shkruante këtë mesazh po qante.
“Kështu do iu mbaj mend gjithmonë. Jeni një ndër grupet më të mira që kam parë. Keqardhje që gjërat erdhën kështu. Ju u bëtë pjesë e jetës time, ju dua pafund vëllezërit e mi. Jam i sigurt që të gjithë pa përjashtim keni një karrierë të gjatë para. Kjo që ndodhi duhet t’ju bëjë më të fortë.
Po shkruaj dhe po qaj. Ju dua çuna. Forca Skënderbeu. Faleminderit për çdo gjë, gjithmonë mirënjohës,”- shkroi Zguro.