Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi

'Po shpërndajnë fondet e rindërtimit për qëllime elektorale', KQZ kërkesë për informacion Bashkisë së Durrësit pas pretendimeve të PD

5 Shkurt 2022, 14:53| Përditesimi: 5 Shkurt 2022, 14:56

  • Share

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka dërguar një kërkesë për informacion Bashkisë së Durrësit, pas pretendimeve të Partisë Demokratike se fondet e rindërtimit po shpërndahen në mënyrë selektive për qëllime elektorale, në prag të zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit.

PD dhe LSI dërguan në KQZ më 2 shkurt denoncimin, duke pretenduar se Bashkia e Durrësit ka miratuar vendime për shpërndarjen e fondeve të rindërtimit për banesat e dëmtuara në prag të zgjedhjeve të pjesshme lokale, për qëllime elektorale. KQZ kërkon të dijë nga Bashkia e Durrësit nëse vërtetë është marrë një vendim i tillë si dhe kërkojnë t'i jepen shpjegim për procedurën e ndjekur nga për ndarjen e këtyre fondeve.

Në Durrës gara elektorale e 6 marsit pritet të jetë e fortë, ku për PS kryebashkiakja aktuale Emirjana Sako, do të përpiqet ta çojë deri në fund mandatin e marrë me komandim. Përballë saj, Lulzim Basha i ka besuar garën kreut aktual të degës së PD në Durrës, Luan Hoti, një emër i njohur dhe me kontribut politik në strukturat vendore. Në garë do të jetë edhe Ardian Muka, inxhinier e urbanist i zonës, që do të përfaqësojnë koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’ që pas mospranimit nga KQZ, nuk dihet se cili elektorat do ta mbështesë.

Kërkesa e KQZ dërguar Bashkisë së Durrësit

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?