Futbollisti Mariano Ondo i cili nderroi jetë

Po stërvitej me kombëtaren, ndërron jetë 23-vjeçari ish-futbollisti i Shkupit

15 Shtator 2022, 14:24| Përditesimi: 15 Shtator 2022, 14:26

  • Share

Një ngjarje e trishtë ka shokuar futbollin. 23-vjeçari Mariano Ondo Monsuh Angong, është ndarë nga jeta teksa po stërvitej me kombëtaren e Guinesë Ekuatoriale në Afrikë.

Teksa ishte më kombëtaren futbollisti pësoi një atak në zemër dhe për pasoja u transportua në spital. Fatkeqësisht atje e humbi betejën, duke trishtuar më së shumti të gjithë shokët e tij.

Mariano Ondo gjithashtu nuk është një emër i panjohur për futbollin shqiptar. 23-vjeçari më herët, saktësisht deri në 2018, ka qenë pjesë e Shkupit në kampionatin e Maqedonisë së Veriut. Në karrierën e tij ai ka luajtur edhe me një skuadër të kategorisë së tretë në Spanjë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?