Duke e konsideruar vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, një lajm të rremë e të sajuar nga ‘dëshpërimi i qeverisë’, Alfred Lela, kryezëdhënësi i të arrestuarit Sali Berisha, komentoi për Syri:
“Vizita e nr. 2 të qeverisë amerikane në Tiranë është lajm i bujshëm, edhe në kushte normaliteti politik. Në anormalitetin ku jemi, shkaktuar në pjesën më të madhe edhe nga vendimi, po i sekretarit Blinken, për të shpallur non-grata Sali Berishën, vizita e tij do të kishte efekte nukleare”. Edhe pa u publikuar përgënjeshtrimi i Ambasadës amerikane, lajmi vinte era barut e squfur.
Tani qe ''vizita imagjinare'' u konfirmuar zyrtarisht nga Departamenti Amerikan i Shtetit presim rezultatet e kësaj bombe atomike për të ardhme politike të Berishës dhe klanit të tij.
Ndërkohë, kryezëdhënësi Lela, që kohë më parë e konsideronte veten si njeri të amerikanëve në Tiranë, vazhdon ta ketë në ballinë, komentin e tij, me titull “Dëshpërimi qeveritar që prodhoi ‘vizitën’ e Sekretarit Blinken”. Madje shkrimi ndodhet ende në faqen kryesore edhe të portalit të familjes Berisha, pavarësisht se DASH konfirmoi vizitën e sekretarit Blinken në Tiranë.
Tani e dimë që këta nuk kanë më turp, se kanë që prej shpalljes së Berishës “non grata”, që veç gënjejnë.
Por këtë radhë shkuan aq larg, sa tani nuk flasin dot dhe kanë mbetur pa fjalë. Madje dhe kryezëdhënësi Lela, “njeriu i amerikanëve” në Tiranë./ Gazeta Tema
Ca është ky hajdar tullac Lela njeriu i amerikanëve. Haaaaaa. Ai emigrant ka qenë nuk ka punuar në dash.... Mendon tullaci se i kanë rënë flokët nga zgjuarsia ....haaaa. i kanë rënë nga kroma palaresia
Përgjigju