Tabaku: Dëshira për të larguar Ramën, s'do të thotë besim i shqiptarëve te opozita si alternativë! Duhet PD e re, jo e izoluar

10 Korrik 2022, 10:22| Përditesimi: 10 Korrik 2022, 12:29

  • Share

TIRANË- Deputetja Demokrate, Jorida Tabaku ka zgjedhur që t'u jap një përgjigje të gjithë kritikëve që e 'sulmuan', pasi ajo tha se protesta e Sali Berishës, përveç pjesëmarrjes së mirë, nuk solli asgjë ndryshe nga sa ishte ofruar deri në 2013. Duke iu drejtuar demokratëve, Tabaku thotë se gabimi i PD në 8 vite ka qenë ngatërrimi i dëshirës së përbashkët me shumicën për të larguar kryeministrin Edi Rama me besimin e shumicës së shqiptarëve tek alternativa e PD.

Ajo është e mendimit se duhet një ofertë e re, një PD e re, më moderne dhe më e fortë e mbi të gjitha e hapur dhe jo e izoluar.

"Po të mbysin në fb", më shkruajti një i afërm pasi postova shënimin për protestën e të enjtes. Sa të këqija i paske komentet, qe mesazhi i një miku tjetër. Mora disa të tilla, siç mora edhe disa krejt ndryshe nga miq demokratë që ndanin të njëjtin shqetësim. Njësoj si unë edhe ata kishin qenë në protestë.  Pata edhe debate me ndonjë që s'kuptonte dot pse kisha shkuar në protestë. Më pas i lexova një e nga një komentet. Siç bëj gjithnjë, megjithëse qëkur partia u përça si s'ka më keq leximi i tyre është bërë i dhimbshëm. Do të ishte gjysma e së keqes sikur gjithë ato të shara të vlenin për të sjellë demokratët në pushtet. Por nuk vlejnë për asgjë. Prandaj nuk mund të mbyll gojën dhe bëj sehir duke parë të njëjtin film me të njëjtin fund.

Sot disa ekzaltohen njësoj si disa të tjerë më parë, përfshirë edhe mua, duke numëruar pjesëmarrësit në uragane fitoresh që në fund nuk vijnë. Më shkruanin edhe se duhet thjesht të protestoja dhe mbyllja gojën! Po sfida jonë është që ta hapin gojën të gjithë shqiptarët, jo që ne t'ia mbyllim njëri-tjetrit. Disa të tjerë ankoheshin se 8 vjet i paskam lënë unë në opozitë dhe të enjten qenka hapur rruga drejt pushtetit! Do ta uroja shumë të ishte kështu, po të besosh këtë do të thotë të besosh se shumica e shqiptarëve e beson këtë.

Ky ka qenë gabimi ynë 8 vjet. I të gjithëve bashkë. Kemi ngatërruar dëshirën tonë të përbashkët me shumicën për të larguar Edi Ramën, me besimin e shumicës së shqiptarëve tek alternativa e Partisë Demokratike. Protestat duhen dhe shumë mirë që t'i bëjmë. Po halli është se këtë ngatërresën që thashë mes nesh dhe shqiptarëve, protestat nuk e zgjidhin dhe do të jetë tejet e hidhur sikur e shkuara të përsëritet.

Prandaj nuk ndryshoj mendim: Duhet një shpresë e re që ndërtohet me një mendësi ndryshe, përmes një mënyrë ndryshe të të parit dhe të bërit të gjërave! Një ofertë e re me emrin Partia Demokratike! Një PD moderne, e fortë dhe e bashkuar patjetër, po mbi të gjjtha e hapur, jo e izoluar. Pa frikë për ta thënë mendimin ndryshe, për vepruar ndryshe dhe për të qenë ndryshe", ka shkruar Jorida Tabaku.

Tabaku ishte në mesin e deputetëve që iu bashkuan protestës së Sali Berishës. Në atë tubim të 7 korrikut u panë deputetë nga 'të trija' PD-të, përfshirë besnikët, si Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Luçiano Boçi. Gjithashtu, në protestë u panë edhe "kritikët" Grida Duma e Ervin Salianji, por nuk munguan as nga "grupi i Alibeajt" si Jorida Tabaku, Alfred Rushaj, Xhelal Mziu, Dhurata Çupi dhe aleatët Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka. Pjesa tjetër e deputetëve, mes tyre edhe Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj apo Gazment Bardhi zgjodhën që ta bojkotojnë këtë protestë, ndonëse Berisha ua kishte bërë të qartë se nuk ishin të ftuar.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fati: 10/07/2022 19:26

    Ramen skeni pse e rrwzoni. I vetmi kryeminister qe po bon shtet

    Përgjigju
  • Marjano: 10/07/2022 17:51

    Keta te opozites dine vetem te shofin xhepat dhe interesat e tyre prandaj kalojn nga nje ane ne tjetren.

    Përgjigju
  • Marjo: 10/07/2022 17:50

    Secili prej ketyre te opozites shef ku te gjej mundesine te marri pak vemendje per te marre krahe politike nga njerezit por eshte e kote.

    Përgjigju
  • Joni: 10/07/2022 17:49

    Me vjen shume keq qe kjo opzitie permban keta njerez negative qe nuk e duan zhvillimin e vendit

    Përgjigju
  • Begu: 10/07/2022 16:52

    "Deshira"per ta larguar Ramen, eshte vetem nje patologji e njeriut patolgjik NON GRATA,Sepse besimi i sovranit valid, tash tri pale zgjedhjeje eshte mbi 50% pro Rames.Kete nuk e ka kontestuar asnje subjet a faktor kompetet as nga mbrebda e as nga jashte,pervec patologjise primitive te NON GRATES.

    Përgjigju
  • Keli: 10/07/2022 15:25

    Si e ke Blendi Jorida? Mire e ke?

    Përgjigju
  • Tea: 10/07/2022 14:39

    Me Ramen merruni ju. Ate se hedh poshte askush o njerez budallenj. I ka themelet e forta ai

    Përgjigju
  • Tani: 10/07/2022 14:13

    Ik moj lavire bulevardi, harrove kur ishe zv.kryetare bashkie qe e kishe 10000€uro, taksen per nje shtese ballkoni.

    Përgjigju
  • Ori: 10/07/2022 14:11

    Po ik mor aman Pd ka vdek me koh rrini prrallisni kot

    Përgjigju
  • Rei: 10/07/2022 14:11

    Per ca duhet PD aman ca beri pd kur ishte vete ne pushtet??!!

    Përgjigju
  • Besim: 10/07/2022 13:47

    Pse se pranoni qe jeni te deshtuar keni nje pakice te popullit pas vetes dhe ato i keni korruptuar ju te PD-se ,,,,me vjen keq kur ju shohim keshtu o Jorida po hiqni dore sa me pare

    Përgjigju
  • Ari: 10/07/2022 13:46

    Jorida te jem si ty kthehem e behem me Ramen sepse Rama ka gjithe popullin mas vetes dhe as Saliu as Meta se rrezojne dot

    Përgjigju
  • Era: 10/07/2022 13:35

    Po t ishit ne qeveri ju si parti kushedi sa keq do te kishim perfunduar si vend.

    Përgjigju
  • Ana: 10/07/2022 13:35

    Po pjese e partise non grada je. Ju kemi pare kur keni qene ne pushtet sa keq e katandiset kete vend

    Përgjigju
  • Vera: 10/07/2022 13:15

    Cjan keto protesta te qelbura qe beni ju vetem te veni popullin te vritet me njeri tjerrin doni ju te pd

    Përgjigju
  • Esi: 10/07/2022 13:14

    Po po do e rrezoka pd ramen. Ata te pd jan parti e shkaterruar

    Përgjigju
  • fitim: 10/07/2022 12:35

    O jorida po ik dhe ti si luli mos rri kot se sjen per kete pune merrni dhe salen se nuk e rrezoni dot ramen mos u mundoni kot.

    Përgjigju
  • bobi: 10/07/2022 12:34

    Kjo e shkreta nuk di as ke te shaj e ke mos, hajde rri me ramen se do dale e fituar zonjushe.

    Përgjigju
  • Mira: 10/07/2022 12:28

    Ju gjeni shesh beni pershesh dhe jeni mesuar tani qe rama spo ju le te beni ca t doni dhe spo ju ecin planet nxirrni justifikiMe

    Përgjigju
  • Iris: 10/07/2022 12:26

    Ju po deshtoni ne cdo lloj forme dhe menyre ca thot njeri sthot tjetri do rrezokeni ramen ju hajde mendje hajde

    Përgjigju
  • Megi: 10/07/2022 12:12

    Hahaha nje deshir e jotja qe nuk do te realizohet kurr

    Përgjigju
  • Elsa: 10/07/2022 12:11

    Nuk zgjidhni gje po te vazhdoni dhe t ebeni protesta te tilla palidhje

    Përgjigju
  • Goni: 10/07/2022 12:01

    Ju nuk beheni me si parti joi po lejeni Ramen t bej punen e vet se shyqyr na erdhi nji njeri qe mendon per popullin.

    Përgjigju
  • Elena: 10/07/2022 12:00

    Tishte ndonje pd e re sic e shpjegoni ju do e kishte fituar basha vendin e kryeministrit po kot nuk ezgjodhen shqiptaret edin per te 3 here.

    Përgjigju
  • Edesa: 10/07/2022 11:54

    Popo vazhdoni me protesta te kota ku skan asnje qellim te sakt

    Përgjigju
  • Elsa: 10/07/2022 11:53

    Vazhdoni me protesta ju se rama po inaguron trug cdo dit nuk ja ndalni dot punen

    Përgjigju
  • Sokol: 10/07/2022 11:48

    Po po te pakten me at fjain e fundit dhe disi nje gjo tmir por prap pas pilafit ska sens

    Përgjigju
  • Ilir: 10/07/2022 11:47

    Amon akoma vazhdon ti moj si ske turp po ec bej naj pun t hajtit ec leri lloqet

    Përgjigju
  • Hasan: 10/07/2022 11:44

    Ti ke nje deshire shume koti

    Përgjigju
  • Teuta: 10/07/2022 11:44

    Shqiptaret jane ngopur me opoziten tusj sidomos kur zgjedh qe te kete kryetar nje nongrata nje kriminel te deklaruar si sali berisha

    Përgjigju
  • Geni: 10/07/2022 11:43

    Ju rregulloni partine tuaj njehere pastaj merruni me Ramen

    Përgjigju
  • Ana: 10/07/2022 11:43

    Po si te besojne njerezit te opozita me gjithate show te shemtuar qe pane me muaj te tere

    Përgjigju
  • titi: 10/07/2022 11:42

    qe shqipetaret te besojn atij krimineli une do i quaja budallenj pasi ne e kimi patur ate ne qeverisje dhe ai ka vjedhur kavrar dhe prap do pushtet shqipetar thritini mendjes

    Përgjigju
  • Zyber: 10/07/2022 11:40

    Po cthu re. Pd ka maru me koh. Ka nja 4 vjet a 5 qe kan ik per lesh

    Përgjigju
  • Artan: 10/07/2022 11:39

    Ca rame do largojn kta t marumit hahahagaga

    Përgjigju
  • Tedi: 10/07/2022 11:36

    Ska nevoj per protesta vendi po ecen ne rrugen e duhur dhe po zhvillohet shume salu po ben protesta vetem se do te ket perseri karrige

    Përgjigju
  • Andi: 10/07/2022 11:35

    Si mind tju besoj populli ju si qeveri kur ju si PD e cuat vendin ne shkaterrim

    Përgjigju
  • Urani: 10/07/2022 11:30

    Po ik m ti na u bere ferr mkeq se ai saliu nje me dy duke ju pare juve tu fol gojen brisk e paskeni pas bobobo

    Përgjigju
  • Ylber: 10/07/2022 11:29

    Sillni juve jo Pd te re po dhe ster te re silleni rama tani esht ne kulmin e tij duke na cuar neve perpara keshtuqe ti mos fol shum dhe kthehu andej nga varri bashk me at salen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?