‘Nëse nuk do isha i martuar, Heidi do lidhej me mua’, ishte kjo deklarata e bërë nga Juli gjatë ditëve të fundit në shtëpinë e Big Brother.
Mbrëmjen e spektaklit të sotëm, ata janë përballur me njëri-tjetrin, teksa Juli ka sqaruar se përse e ka thënë atë deklaratë, ndërsa nga ana tjetër Heidi tha se nuk ka fjalë dhe se nuk do të lidhej asnjëherë me të.
Pjesë nga diskutimi:
Juli: Heidi është pak e nervozuar sot, nuk e di pse… Lojën në sy e ka qejf, dhe sa herë që donte të thoshte diçka thoshte ‘shih në sy’. Pas 1 milion batutave që i kam bërë për Romeon ajo vetëm qesh. Ky e mbron menjëherë atë, kjo nuk e ka mbrojtur kurrë atë. Pse ky njeri i le gjërat në limit, dhe pastaj kur i teket… ajo i le që pastaj të t’i përdorë në të kundërt.
Heidi: Të le të gabosh
Juli: Qenke shumë e axhituar sot. Tani mendoj se duke i dhënë liri dhe Eglës dhe mua për të thënë gjëra shumë, vjen një moment dhe kjo thotë stop dhe do të të nxjerrë keq. Ti ke qeshur me gjërat që kam thënë unë
Heidi– E imja me ty ka qenë t’i lesh rrugën budallait
Juli -Paskam qenë një budalla nga fillimi… nëse t’i e do një person reagon menjëherë. Unë nuk i konsideroj burrat nga mesi e poshtë, por nga mesi e lart, kjo ka qenë batuta që kam bërë me Heidin.
Heidi– Nuk kam fjalë. Shoh një përpëlitje të madhe për të nxjerrë fytyrën. Kjo lloj përpëlitje më çmend mua. Lidhja ndodhi natyralisht me Romoen. Nuk do isha lidhur me Julin nëse më pyesni…
juli mendoj qe eshte fiks nje koke daulle sic i tha egla po nuk po me duket as lojtar e as humorist po me duket cuni i keq qe kerkon te fitoje me cdo kusht po qe nuk po jep ndonje mesazh te bukut fare vetem po kopjon po qe kurre nuk mund ta arrije.
Përgjigju