Me anë të një reagimi në rrjetet sociale ish-deputetja e LSI, Floida Kerpaçi, kërkon nga qeveria dhe kryeministri Rama se përse në vendin tonë nuk po kryhet testimi masiv për COVID-19. Sipas mënyrës aktuale të testimet, thotë Kerpaçi, nuk mund të bëhet identifikimi dhe izolimi i përhapjes së koronavirusit. Ish-deputetja shkon më tej duke deklaruar se qëllimi i kryeministrit është të fshehë të vërtetën e të infektuarve, ndërsa kërcënon me burg dhe shtrëngim të penaliteteve.
Më tej Kerpaçi sjell një model testimi që sipas saj po aplikohet në botë, ndërkohë që dje drejtuesit e OBSH-së thanë se modeli i testimeve që po aplikohen nga qeveria në vendin tonë është i këshillueshëm.
Postimi i Floida Kerpaçit
Pse kryeministri nuk po ndjek udhëzimin e OBSH për testim masiv?
Të gjitha vendet e zhvilluara po ndjekin strategjinë e testimit masiv , me qëllim për të identifikuar të infektuarit dhe në këtë mënyrë pengojnë përhapjen e virusit Covid-19.
Ndërsa kryeministri po e refuzon këtë testim të gjerë sepse qëllimi i tij është të fshehë të vërtetën e të infektuarve me Covid-19.
Në vend të kërcënimeve me burg , shtrëngimeve të penaliteteve jashtë çdo proporcionaliteti duhet të përgjigjet pse nuk po bëhen testime masive?
Pse po injorohet udhëzimi i OBSH!!?
Testimi masiv është strategjia që na duhet për të përshpejtuar gjurmueshmërinë e rasteve, saktësimin e hartës së përhapjes së virusit e mbi të gjitha do na mundësonte ta kalonim këtë situatë shumë herë më shpejtë se sa bllokimi i jetës sociale e ekonomike!
Asnjë njeriu nuk i duhet mohuar e drejta për të identifikuar veten e për të hequr çdo dyshim për komplikacione të mëtejshme mbi shëndetin e tij.
Madje, risitë janë që në të gjithë botën po fillon të aplikohet një test i thjeshtë, i lirë ,që bëhet vetëm për 10 min dhe të identifikon nëse je apo jo i infektuar.
Ju ftoj të ndiqni videon e Nas Daily, ku tregohet qartë sesi për 10 min ka bërë testin e shpejtë për Covid-19.
Rruga e vetme është Testim , Testim , Testim!!
Shqiperia ja hodhi konoravirusit fale rregullave te vendosur nga qeveria moj lavire e LSIse.
PërgjigjuJa dhe Kerpackarakur....a
PërgjigjuMeru me mire me ata Kriminelat qe Jane mare me Korruption dhe vrasje ketu e 30 vjete..Si ste vjen Turp,, Si Rini qe je,genjesh per nje pjate Supe..
Përgjigju