Një ndjekje policore një ditë më parë pas tentativës për grabitjeje në një farmaci në Puerto de la Torre në Malaga të Spanjës, ka rezultuar me katër vdekje. Viktimat janë tre grabitësit shqiptarë dhe një polic. Përplasja mes automjeteve ndodhi rreth orës 05:30 të mëngjesit, sipas mediave vendase.
Automjeti me të cilët po largoheshin grabitësit po udhëtonte në drejtim të kundërt, dhe për pasojë është përplasur kokë më kokë me një makinë të drejtuar nga një polic. Sipas mediave, oficeri sapo kishte mbaruar punën dhe po kthehej për në shtëpi. Ai nuk ishte pjesë e operacionit policor për të kapur grabitësit e farmacisë.
Si efektivi që humbi jetën ashtu edhe tre pasagjerët e makinës me të cilën udhëtonin grabitësit vdiqën në vend për shkak të përplasjes së fortë. Grabitësit donin t’i shmangeshin efektivëve të policisë duke lëvizur në drejtim të kundërt dhe u përplasën me makinën me të cilën udhëtonte polici.
Sipas autoriteteve spanjolle, tre grabitësit e dyshuar të farmacisë i përkisnin një bande shqiptare që ishte duke u hetuar tashmë për grabitje të tjera. Kjo bandë dyshohet se merret me grabitje duke përdorur metodën "alunizaje" , një teknikë që konsiston në pritjen e mbylljes së biznesit dhe përplasjen e një automjeti në fasadë për të hyrë.
Megjithatë, në këtë rast, ata nuk përdorën një hyrje me thyerje për të grabitur farmacinë e Malagas, pasi grabitësit me sa duket e çaktivizuan sistemin e sigurisë së derës dhe, pa e thyer atë, e manipuluan dhe e hapën atë, sipas burimeve të lartpërmendura, të cilat theksojnë se hetimi është në fazat e tij shumë të hershm. Pasi hynë në farmaci, ata u përpoqën ta hapnin kasafortën duke e goditur me çekiçë, por nuk ia dolën.
Pamje nga aksidenti
Komente

Ky ashte brezi i demokracis si kena shkollu.
Përgjigju