Foto ilustruese

Bota

Po tentonte të kalonte Kanalin Anglez, mbytet varka në brigjet franceze! Një i vdekur dhe 61 të shpëtuar

19 Maj, 09:07| Përditesimi: 19 Maj, 09:25

  • Share

Një person ka humbur jetën dhe 61 të tjerë janë shpëtuar pasi një varkë me emigrantë u mbyt pranë Boulogne-sur-Mer, gjatë një përpjekjeje për të kaluar Kanalin Anglez drejt Mbretërisë së Bashkuar, raporton Sky News. Sipas autoriteteve franceze, varka u shkatërrua gjatë natës dhe operacioni i shpëtimit përfshiu disa agjenci ndërkombëtare.

Anija franceze e shpëtimit Abeille Normandie shpëtoi 50 persona, ndërsa organizata britanike RNLI shpëtoi dy të tjerë dhe Forca Kufitare britanike shpëtoi nëntë. Mes të mbijetuarve ndodhej edhe një fëmijë dhe nëna e tij që vuante nga hipotermia. Ata u transportuan me helikopter në spital, ndërsa të tjerët u dërguan në Boulogne-sur-Mer.

Ngjarja ndodh në një kohë kur numri i emigrantëve që përpiqen të kalojnë Kanalin është në rritje, me mbi 10,000 kalime të regjistruara deri në fund të prillit. Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka theksuar përkushtimin e qeverisë për të goditur rrjetet e kontrabandës së njerëzve që shfrytëzojnë emigrantët në këto udhëtime të rrezikshme.

Ne perditesim...

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni nga qeveria Rama 4 pas zgjedhjeve të 11 majit?