Çantat ku ishte vendosur lënda narkotike

Kosova & Rajoni

Po tentonte të trafikonte 70 pako me kanabis, arrestohet 34-vjeçari shqiptar në Greqi! Në kërkim dhe bashkëpunëtori i tij

8 Nëntor 2022, 17:11| Përditesimi: 8 Nëntor 2022, 17:23

  • Share

GREQI- Autoritetet greke kanë parandaluar një rast të trafikimit të një sasie të madhe kanabisi, ku si rezultat në pranga ka rënë një 34-vjeçar shqiptar. 

Ai u zbulua në orët e para të mëngjesit, dhe sipas mediave greke, 34-vjeçari kishte hyrë më herët në vend në mënyrë të paligjshme së bashku me bashkëpunëtorin e tij, ndërsa janë pikasur në një zonë rurale të Kastorisë. Policia gjeti dhe sekuestroi 4 çanta, në të cilat ndodheshin gjithsej 70 pako me kanabis, me peshë totale 74 kilogramë e 370 gramë.

Gjithashtu, të arrestuarit i janë konfiskuar edhe 2 aparate celularë dhe shuma prej 200 eurosh. Policia greke vazhdon hetimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tij. 34-vjeçari shqiptar për çështjen penale të ngritur në ngarkim të tij do të dërgohet në Prokurorinë e Rrethit Kastoria.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?