Aurona Pelaj

Po ti, si ndihesh që e dhunove!

3 Nëntor 2022, 10:20| Përditesimi: 3 Nëntor 2022, 10:23

  • Share

Kur gjykohet dikush për një krim që ka kryer, gjykatësit mundohen të kuptojnë nëse autori ndjen ndonjë farë keqardhjeje apo pendimi për personin e lënduar.

Përkthyer në kontekstin e fëmijëve, për mua është shumë e rëndësishme të kuptoj si ndihet fëmija im pasi e ka bërë një fëmijë tjetër të ndihet keq.

E më shumë sesa leksionet, mund të ndihmojë pyetja “Po si u ndjeve që e bërë të qajë?”

Me ç’kam parë në punën time si e rritur, kam përshtypjen se njerëz që më kanë bërë të qaj me pisllëqet dhe skuthllëqet e tyre duhet të jenë rritur pa iu bërë kurrë pyetja "Po si ndihesh që e bëre të ndihet keq?". 

Këta janë ata tipat që në videon e infermieres që rreh të moshuarën bëjnë sehir dhe qeshin me gjithë qenien e tyre.

Janë këta njerëz ata që vrasin më shumë me ngërdheshjen e tyre!

Sa njerëz të tillë njeh ti? Njerëz me të cilët nuk ndihesh kurrë i/e lehtësuar se ndaj një hall apo gëzim?

Një skuth nuk do askënd! Jo se nuk do! Nuk mundet!

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mohammad: 03/11/2022 21:16

    Nuk pres qe prokuror te albin kurtovic te bejne ndonje mrekulli. Fakti qe 30 dit burgim kur duhej pa afat. Ai edhe ne privat ka futur njerez qe si ai kane urrejtje patalogjike per uck. Djali kesaj Zonjes ka dhene jeten edhe per kete ftyre mut qe e godet. Ajo do vare per llape

    Përgjigju
    • Zhozheta: 05/11/2022 23:41

      Plotrsisht dakort me ate qe shkruani.Ajo eshte nje kriminele qe dhunon nje nene, grua , nje te moshuàr, nje te semure qe eshte e pa afte te vetembrohet.Ajo qe dhunon e ka emrin perbindesh me fytyte njeri u .per mua denim maksimal dhe ta rrahin sic rrihte ajo ate nene te gjore.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?