Foto ilustruese

Kronikë

Po trafikonte 5 të mitur egjiptianë drejt vendeve të BE-së, 23-vjeçari braktis mjetin në Fushë-Krujë dhe arratiset! Nën akuzë 2 bashkëpunëtorët

5 Gusht, 16:17| Përditesimi: 5 Gusht, 16:21

  • Share

Fushë-Krujë- Një 23-vjeçar që po trafikonte 5 egjiptianë të mitur me mjetin e tij u shpall në kërkim pak pasi i braktisi afër Tapizës në Fushë-Krujë, kurse dy të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë të tij, u morën nën akuzë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme konfirmuan sot (5 gusht) se shpallën në kërkim A. M., 23 vjeç, pasi akuzohet se ka ndihmuar 5 të miturit nga Egjipti, për të kaluar ilegalisht kufijtë, me destinacion drejt vendeve të BE-së.

Automjeti me të pesë personat u gjet i braktisur në aksin rrugor Tapizë-Fushë-Krujë.

“Në vijim të hetimeve për këtë rast, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, u identifikuan 2 bashkëpunëtorë të dyshuar të 23-vjeçarit, konkretisht shtetasit B. B., 38 vjeç dhe F. C., 39 vjeç, për të cilët filloi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, bëri me dije policia.

Po punohet për lokalizimin dhe kapjen e të dyshuarit, kurse hetimet i kaluan prokurorisë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?