Një 41 dhe 42-vjeçar nga Tirana janë arrestuar nga policia e qarkut Korçë pasi po transportonin 17 emigrantë të paligjshëm në drejtim të kryeqytetit, me qëllim për t'i dërguar drejt vendeve të BE-së.
Më konkretisht janë arrestuar H. Gj., 42 vjeç dhe Sh. C., 41 vjeç, pasi u kapën lagjen nr. 3, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetet tip “Ford” dhe “Skoda” 17 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 2000 euro në total, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Të dy këta persona do të përballen në gjykatë me akuzën “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.
Komento