Një 47-vjeçar është vënë në pranga, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij, pasi u kapën teksa po transportonin 70 m³ dru të prera në pyje, në kundërshtim me ligjin.
Nga kontrollet e ushtruara në Maliq, uniformat blu kanë gjetur të magazinuara 70 m³ dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës, qëdy vëllezërit i kishin prerë në mënyrë të paligjshme.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se sasinë e druve, vëllezërit me iniciale U. Z. dhe Q. Z. po i transportonin me dy automjete tip fuoristrada, njëri prej të cilëve pa targa.
Sasia e druve dhe automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë qytetarët që të mos implikohen në veprimtari të kundërligjshme në dëm të mjedisit: si prerje të paligjshme të drurëve, ndërtime pa leje, marrje të kundërligjshme të inerteve, shpërdorim të tokës, ndotje të saj, të ujërave apo të ajrit, pasi kontrollet vijojnë pandërprerë edhe gjatë natës, dhe çdo tentativë do të konstatohet dhe do të goditet me forcën e ligjit.