Dy persona janë vënë në hetim të Pogradec, pasi janë kapur duke transportuar dru për zjarr, të prerë në mënyrë të paligjshme. Policia ka sekuestruar 36 m3 lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës, dhe 2 kamionët që shërbyen për t’i transportuar.
J. M., 35 vjeç, banues në fshatin Osnat, Pogradec dhe U. B., 34 vjeç, banues në Pogradec, pasi në afërsi të fshatit Osnat, u kapën duke transportuar secili me një automjet kamion tip "IFA", nga 18 m3 dru zjarri pa dokumentacionin përkatës.
Sasitë e druve dhe automjetet, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë qytetarët që të mos implikohen në veprimtari të kundërligjshme në dëm të mjedisit: si prerje të paligjshme të drurëve, ndërtime pa leje, marrje të kundërligjshme të inerteve, shpërdorim të tokës, ndotje të saj, të ujërave apo të ajrit, pasi kontrollet vijojnë pandërprerë edhe gjatë natës, dhe çdo tentativë do të konstatohet dhe do të goditet me forcën e ligjit.
/TUKU/,duhet te tundet dhe shteti.Keto jane zona te ftohta qe tradite kane patur sobat me dru,aq me teper qe shpesh ne keto zona ka probleme me energjine gjate dimrit.Nuk do te ishte keq qe shteti te ndihmoje me sisteme te ngrohjes ekologjike.
PërgjigjuI kapin pasi kane bere kerdine e i kane sharruar pyjet!!! Absurditet dhe korrupsion, nuk ka shpjegim tjeter. Tundu polici e roje pyjore, tundu para se te kryhet vepra kriminale, jo pas saj.
Përgjigju