Foto ilustruese

Kronikë

Po transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohet 29-vjeçari në Elbasan, në kërkim shoku i tij, kontrollonte rrugën nëse kishte efektivë policie

27 Shtator 2021, 14:01| Përditesimi: 27 Shtator 2021, 14:04

  • Share

Një 29-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia pasi po ndihmonte për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt pagesës disa shtetas të huaj dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së.

Shtetasi F.Z u kap në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Besmirit", Elbasan, duke transportuar me automjetin tip "BMW", 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës. Në momentin kur policia i ka bërë shenjë ndalimi, 29-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë, por ka tentuar të largohet.

Gjithashtu është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi P. S., 30 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, i cili paraprinte rrugën me një mjet tjetër, për të kontrolluar nëse kishte shërbime policore në rrugë.   

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjetet, 1 aparat celular dhe 460 euro të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm.    

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?