Emigrantët e paligjshëm

Kronikë

Po transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Kakavijës, në kërkim një 22-vjeçar! Vijon puna për identifikimin e tjetrit

11 Shkurt, 10:17| Përditesimi: 11 Shkurt, 11:23

  • Share

Durrës-Një 22-vjeçar nga Fieri është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit pasi në bashkëpunim me një tjetër po transportonin në mënyrë të paligjshme 14 emigrantë drejt Kakavijës, me destinacion Greqinë.

Sipas njoftimit të bluve autorët u konstantuan nga oficerët në fshatin në fshatin Ballaj, Kavajë, por duke përfituar nga errësira braktisën automjetet dhe u larguan.

Ndërkohë emigrantët nga Nepali dhe India u proceduan penalisht për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”, kishin hyrë në mënyrë të paligjshme nga kufiri jeshil me Malin e Zi  me destinacion Greqinë.

"Nga veprimet hetimore të kryera nga Sektori për  Hetimin e  Trafiqeve të  Paligjshme në DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, u identifikua dhe u shpall në kërkim drejtuesi i njërit prej automjeteve (opel)   shtetasi E. M., 22 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. Si dhe vijon puna për identifikimin e drejtuesit të automjetit tjetër tip audi", informoi sot policia.

Operacioni u kodua 'The night agents'.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?