Kronikë

Po transportonin ilegalisht 20 emigrantë drejt Shkodrës, arrestohen 3 persona në Gjirokastër (EMRAT+VIDEO)

15 Gusht, 12:26| Përditesimi: 15 Gusht, 13:03

  • Share

Gjirokastër - Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi po transportonin drejt Shkodrës, 20 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht, në Mal të Zi.

 Agustin Rreshpja, 28-vjeç u kap në vendin e quajtur "Kthesa e Andon Poçit".

Redjan Shushaku, 45 vjeç u kap në vendin e quajtur "Ura e Glinës", teksa Fjorildo Staka, 37-vjeç kontrollonte rrugën, me automjet tjetër, për të sinjalizuar bashkëpunëtorin e tij, për prezencën e Policisë.

Uniformat blu informojnë se kanë sekuestruar 3 automjetet e përdorura për transportimin, si dhe celularët e të arrestuarve.

Operacionet për kapjen e tyre u koduan “Attempt 3” dhe “The bridge 1”.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të operacionit të koduar "Attempt 3", Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, Forcën e Posaçme "Shqiponja" dhe me Sektorin Operacional arrestuan shtetasin A. Rr., 28 vjeç, banues në Shkodër, i cili u kap në vendin e quajtur "Kthesa e Andon Poçit", duke transportuar 10 emigrantë.

Në kuadër të operacionit "The bridge 1 ", Seksioni për Hetimin e Krimeve në DVKM Gjirokastër, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë së Kufirit të Gjelbër Kakavije, arrestuan në flagrancë shtetasit R. Sh., 45 vjeç dhe F. S., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë. Shtetasi R. Sh. u kap në vendin e quajtur "Ura e Glinës", duke transportuar 10 emigrantë, ndërsa 37-vjeçari kontrollonte rrugën, me automjet tjetër, për të sinjalizuar bashkëpunëtorin e tij, për prezencën e Policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?