Tre persona janë vënë nën hetim, pasi u kapën duke transportuar me kamion inertet e marra ilegalisht me eskavator nga shtrati i lumit Shehu i Rrjollit.
Po transportonin inertet e marra ilegalisht nga lumi Shehu i Rrjollit, nën 3 persona në Malësi të Madhe
Tre persona janë vënë nën hetim, pasi u kapën duke transportuar me kamion inertet e marra ilegalisht me eskavator nga shtrati i lumit Shehu i Rrjollit.
Policia ka goditur një rast të shfrytëzimit të shtratit të lumit “Shehu i Rrjollit”, në Malësi të Madhe.
Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi hetimi në gjendje të lirë për F. H., 56 vjeç, E. H., 37 vjeç dhe L. H., 20 vjeç, të tre banues në fshatin Gruemirë-Çezme, Malësi e Madhe.
Të tre personat, u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me kamion, inerte që i kishin marrë në mënyrë ilegale nga shtrati i lumit Shehu i Rrjollit, për qëllime fitimprurëse.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një ekskavator që shërbente për gërryerjen e shtratit të lumit dhe një kamion i mbushur me inerte”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.