Kronikë

Po transportonin mallra kontrabandë, arrestohen dy shoferët dhe punonjësi i pikës doganore

9 Prill 2023, 14:03| Përditesimi: 9 Prill 2023, 14:26

  • Share

KORÇË- Dy shoferë dhe një doganier janë vënë në pranga nga policia e Korçës pasi tentuan të kalojnë kufirin duke transportuar 2 automjete me mallra kontrabandë.

Mes tyre u vu nën hetim një punonjës i Policisë Kufitare për shpërdorim detyre.

Kontrollet u kryen në aksin rrugor “Pustec-Korçë”, pranë vendit të quajtur “Qafa e Zvezdës”, 2 automjetet me drejtuesit me iniciale O. Ç. dhe R. O. J., janë ndalur nga policia ku gjetën mallrat e ndryshme ushqimore, pa dokumentacionin përkatës.

Dy shoferët e arrestuar, O. Ç., 48 vjeç dhe R. O., 56 vjeç nuk kishin kryer veprimet përkatëse për kalimin  e mallrave në pikën kufitare. Ndërsa doganier në Pikën Doganore Goricë, për shkak të moszbatimit me përpikëri të detyrës.

Gjithashtu policia  Korçë referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për  P. B., 55 vjeç, me detyrë përgjegjës turni pranë Pikës së Kalimit Kufitar Goricë, pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, duke favorizuar dy të arrestuarit për të kaluar mallrat, në mënyrë të paligjshme.

K.T./KT/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?