Shtatë persona janë vënë nën hetim, pasi u kapën duke transportuar me tre kamionë 23 m³ dru të prera në pyje, në kundërshtim me ligjin.
Tre kamionë të mbushur me dru të prerë në pyje, në kundërshtim me ligjin janë ndaluar nga Policia e Shkodrës, ditën e sotme.
Nëpërmjet një subjekti ekonomik të paregjistruar, në administrimin nga G. L., të shtatë personat pritnin dru për zjarr, nga sipërfaqet pyjore të fshatit Maranaj, në mënyrë të kundërligjshme, dhe i transportonin ata, me 3 kamionë.
G. L., 53 vjeç, G. M., 59 vjeç , P. N., 45 vjeç, R. L., 54 vjeç , Sh. M., 67 vjeç, Gj. B., 36 vjeç dhe M. B., 29 vjeç, u ndaluan teksa transportonin 23 m³ dru.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për R. H., 53 vjeç, inspektor i pyjeve të fshatit Maranaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 kamionë dhe 23 m3 dru për zjarr.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Shkodër për veprime të mëtejshme.