Automjeti i sekuestruar me të cilin transportoheshin emigrantët e paligjshem

Po transportonte 10 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, arrestohet 36-vjeçari në Hanin e Hotit

13 Maj 2023, 10:42| Përditesimi: 13 Maj 2023, 10:47

  • Share

Tentativa për të kaluar 10 emigrantë të paligjshëm në pikën kufitare të Hanit të Hotit. ka vënë në pranga një 36-vjeçar nga Durrësi.

36-vjeçar ishte duke lëvizur me automjet tip “Mercedes Benz” në aksin rrugor "Bajzë-Hani i Hotit", pranë rrethrrotullimit të Hotit, ku është ndalur nga policia e Shkodrës.

Nga kontrolli që uniformat blu kanë kryer në makinën e 36-vjeçarit është konstatuar se ai po transportonte 10 emigrantë nga Bangladeshi, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit me Malin e Zi, por me destinacion vendet e BE-së.

Për pasojë është vënë në pranga shoferi 36-vjeçar, me iniciale J. K.,banues në Durrës, të cilit iu sekuestrua automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 1 celular.

Ndërsa materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Polo: 29/05/2023 21:29

    Tesh qe ka shku shef Tani ne dogane ma mire kan me punu trafikantet....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?