Kronikë

Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës 

15 Janar, 17:23| Përditesimi: 15 Janar, 18:02

  • Share

TIRANË - Drejtori i Policisë Tiranë, Elton Alushi, mbajti një konferencë për shtyp këtë të martë, lidhur me vrasjen e  81-vjeçarit Xhemal Meta, gjatë të cilës bëri me dije arrestimin në flagrancë të një personi që është kapur me 10 kilogramë kanabis në mbikalimin e Shkozës.

Alushi sqaroi se kanabisi është gjetur në bagazhin e makinës së personit të arrestuar, i cili është identifikuar me inicialet K.K,, 24 vjeç, dhe se kjo sasi ishte e destinuar për shitje.

Në vendin e quajtur mbikalimi i Shkozës është bërë ndalimi i automjetit tip Ford me drejtues shtetasin K.K, dhe gjatë kontrollit të automjetit. Në bagazhin e këtij automjeti Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 10 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, të cilën ky shtetas po e transportonte me qëllim shitjen e saj.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.K 24 vjeç, banues në Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
Theksoj faktin se gjatë dy javë të para të këtij vitit janë zhvilluar shumë operacione të ngjashme për të parandaluar dhe goditur veprimtarinë  e kundraligjshme në fushën e narkotikëve, armëmbatjes pa leje, lojrave të fatit dhe për zbardhjen e vjedhjes së pasurisë.

Lajmi në përditësim…

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?