Foto ilustruese

Kronikë

Po transportonte 13 sirianë në makinë me qira, arrestohet një 22 vjeçar në Elbasan

29 Shtator 2020, 09:07| Përditesimi: 29 Shtator 2020, 09:14

  • Share

ELBASAN- Policia ka vënë në pranga një 22-vjeçar që u kap në flagrancë duke transportuar 13 shtetas të huaj nga vendet e treta.

Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Bradashesh, Elbasan, u kap nga policia 22 vjeçari me iniciale A. D. duke transportuar me një mjet të marrë me qira, 13 shtetas sirianë, për të kaluar kufirin, me destinacion vendet e BE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti dhe dy aparate celular.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?