Selami Zyberi është arrestuar nga policia e Korçës pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm.
28-vjeçari, banues në fshatin Belorta, Korçë u kap pasi ndjekjeve nga policia në aksin rrugor "Qafë Plloçë-Qukës", pranë fshatit Golik, Pogradec, pasi tentoi që të largohet me shpejtësi me një makinë, duke mos iu bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.
Gjatë kontrollit në automjetin furgon tip "Benz", u gjetën 25 emigrantë të paligjshëm.
Sipas policisë rezultoi se 28-vjeçari do t'i transportonte emigrantët, kundrejt pagesës 300-1000 euro secili, me qëllim që të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të BE-së.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një aparat celular dhe një shumë parash.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.