Kronikë

Transportonin emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, kapen 5 persona në Fier, Gjirokastër dhe Lezhë

19 Shtator 2021, 09:24| Përditesimi: 19 Shtator 2021, 09:46

  • Share

Në një kohë kur puna për parandalimin dhe “goditjen” e paligjshmërisë në vend vijon, 5 persona janë vënë në pranga pasi janë kapur nga policia duke transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës.

Rastet janë evidentuar në Fier, Lezhë dhe Gjirokastër, ndërsa numri total i emigrantëve të paligjshëm është 35.

Mandi Cano, 42 vjeç, u kap në aksin rrugor Tepelenë-Fier, duke transportuar me automjetin tip "Benz", 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

Ora 09:34
Po transportonin 13 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 2 persona në Gjirokastër, sekuestrohen 2 automjete dhe aparate celularë

Goditet një tjetër rast i dhënies së ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufirit, kundrejt pagesës.

Në aksin rrugor  Përmet-Tepelenë, në vendin e quajtur Ura e Dragotit, policia ka arrestuar 2 persona, Y. Ç., 52 vjeç dhe S. M., 49 vjeç, banues në Tepelenë, pasi me dy automjete të ndryshme, “Nissan” dhe “Benz”, janë kapur duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjet dhe 4 aparate celular. 

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Ora 09:29
Po transportonin 19 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 2 persona në Lezhë

Goditen 2 raste të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit në Lezhë.

Policia bën me dije se ka arrestuar 2 persona duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës. 

"Shërbimet e Njësisë së Autostradës Milot-Morinë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe strukturat e DVP Lezhë, në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, pas informacioneve të marra në rrugë policore se në  automjetet  tip “ Volvo” dhe "Ford" po transportoheshin emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, organizuan punën për lokalizimin dhe ndalimin e mjeteve. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: -E. B., 26 vjeç dhe I.N., 33 vjeç, banues në Fushë Krujë", thotë policia.

Ata janë arrestuar në Skuraj, Kurbin, duke transportuar me automjetet  e tyre  “ Volvo ” dhe "Ford", 19  emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?