Rreth 42 kg marijuanë janë sekuestruar nga Policia Greke, pasi kjo e fundit iu vu nga pas mjetit që drejtohej nga një 31-vjeçar shqiptar, i cili u ndalua në Selanik.
Sipas policisë greke 31-vjeçari është arrestuar paraditen e djeshme (06.10.2023) në zonën e Selanikut.
Mësohet se nga kontrolli i kryer në automjetin e të riut me iniciale I.X.E., u gjetën 2 çanta udhëtimi me 40 pako kanabis të papërpunuar, me peshë totale 42kilogramë e 700 gram.
Sakaq, gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e tij në Selanik u gjet dhe një sasi tjetër marijuane. Po ashtu u sekuestrua automjeti i transportit, 1 celular me 1 kartë SIM dhe 55 euro.