Policia Gjirokastër

Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm dhe nuk i bindet urdhrit të policisë për të ndaluar, shpallet në kërkim 38-vjeçari në Gjirokastër

20 Qershor 2022, 15:03| Përditesimi: 20 Qershor 2022, 15:05

  • Share

Një 38 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Gjirokastrës.

38 vjeçari me inicialet A.K, banues në Tiranë po transportonte pesë emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.

Ai u pikas nga policia në vendin e quajtur "Ura e Lumit", Gjirokastër ku policia i ka bërë thirrje të ndalë makinën tip Benz me të cilën po udhëtonte dhe transportonte emigrantët dhe ai nuk është bindur duke e braktisur më vonë makinën në fshatin Mashkullorë.

Policia po vijon punën për kapjen e tij dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore ndërkohë është sekuestruar makina në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?