Foto ilustruese

Kronikë

Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet një 40-vjeçar

11 Prill 2021, 09:08| Përditesimi: 11 Prill 2021, 09:36

  • Share

Një 40-vjeçar është arrestuar, i cili u kap në mjetin e tij duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës.  

Stefan Bërdufi, 40 vjeç, nga Kavaja, u arrestua në vijim të operacionit policor "Perimetri", ku në këmbim të pagesës do të transportonte 5 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, të cilët më pas do të kalonin në vendet e BE-së.

Ndalimi i tij u bë në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Libonik,  ku policia pas kontrollit në mjetin e tij tip "Ford" konstatoi edhe 5 emigrantët e paligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" kryer në bashkëpunim.

Shqipëria është një vend transit për emigrantët e paligjshëm, të cilët shpresojnë që më pas të kalojnë drejt vendeve të BE-së për një jetë më të mirë.  

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 11/04/2021 09:18

    Ary duhen arrestu polict e kufinit i her e masanej kto taksistat. Ja keni qr e keni bo shqipnin Maroken e Sirian . Ptuu ju qr. Kan fillu me vjedh e me ngacmu femnat rrigve ene kur i rref vin polict e dun me na arrestu .. ptu rrac e qelbet e polici kurvash

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?