Një 26-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për kalim të paligjshëm të emigrantëve.
Me marrjen e informacioneve policia organizoi operacioni e koduar “Vukpalaj” duke bërë të mundur arrestimin e të riut dhe ndalimin e 7 emigrantëve që kishin kaluar kufirin ilegalisht.
26-vjeçari F.B., banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe, u kap në flagrancë në aksin rrugor Shkodër - Hani Hotit, në vendin e quajtur Vukpalaj, Malësi e Madhe, duke transportuar me një automjet, 7 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilët dyshohet se po i transportonte në afërsi të kufirit me Malin të Zi, me destinacion final vendet e BE-së.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.