DEVOLL- Një 36-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Devoll pasi është kapur duke transportuar cigare kontrabandë.
36-vjeçari, A. Y., është ndaluar për kontroll nga policia dhe i janë gjetur në makinë 30 steka me cigare të markave të ndryshme. Më pas i është ushtruar kontroll edhe në dyqanin e tij dhe i janë gjetur paketa të tjera me cigare, për të cilat 36-vjeçari nuk kishte fatura tatimore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Komento