Një i ri nga Shkodra ka rënë në pranga pasi u kap në pikën kufitare të Hanit të Hotit, duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.
Shoferi 21-vjeçar me 3 emigrantët pakistanezë në makinë, po tentonin të kalonin kufirin kur u kapën nga policia, në rrethrrotullimin e Hotit në Malësi të Madhe.
Për pasojë është arrestuar nga uniformat blu, Orjad Tarja, 21 vjeç, banues në fshatin Barbullush, Shkodër.
Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Komento