Foto ilustruese

Kronikë

Po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 25-vjeçari në Kurbin

13 Tetor 2021, 10:13| Përditesimi: 13 Tetor 2021, 10:15

  • Share

KURBIN- Një 35-vjeçar është arrestuar në Kurbin pasi është konstatuar duke transportuar emigrantë të paligjshëm.  Burime bëjnë me dije se 35-vjeçari është identifikuar si K.S., dhe është banues në Kamëz.

Ai u ndalua në Kurbin me një mjet tip ’Benz’ dhe po transportonte 7 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës. 35-vjeçari iu kishte premtuar emigrantëve kalimin drejt vendeve të BE-së, ndërsa si destinacion fillestar kishin Kosovën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?