Po transportonte mallra kontrabandë me vlerë 10 mijë euro, arrestohet 38-vjeçari në Kukës

8 Nëntor 2023, 10:45| Përditesimi: 8 Nëntor 2023, 10:51

  • Share

KUKËS- Një 38-vjeçar është arrestuar në Kukës pasi po transportonte me kamion mallra kontrabandë. Gjatë kontrollit në këtë automjet janë gjetur mallra (dritare, duralumi dhe xhama) me vlerë rreth 10 000 euro, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Kosova në Shqipëri.

Po ashtu në kamion janë gjetur edhe dy pasagjerë ët cilët dyshohet se e kanë kaluar kufirin  në mënyrë të paligjshme, bashkë me drejtuesin e automjetit. Ata janë vënë në hetim në gjendje të lirë.

38-vjeçari Y. K., banues në Kosovë, është arrestuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror".

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?