Drutë e prera

Po transportonte me kamion 16 m³ dru të prerë në mënyrë të paligjshme, vihen nën hetim 46-vjeçari në Korçë

16 Gusht 2023, 15:46| Përditesimi: 16 Gusht 2023, 15:50

  • Share

Një 46-vjeçar është vënë nën hetim, pasi u kap duke transportuar me kamion, 16 m³ dru, të prerë në kundërshtim me ligjin.

Gjatë patrullimeve të kryera në zonë, Policia e Korçës ka goditur një të prerjes së pyjeve.B. P., 46 vjeç, banues në fshatin Shtyllë, Korçë, u vu nën hetim pasi u kap në fshatin Gjergjevicë, duke transportuar me automjetin kamion tip "Benz", 16 m³ dru zjarri pa dokumentacionin përkatës.

Sasia e druve dhe automjeti, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  

Po të njëjtat struktura bëjnë më dije se ditën e sotme është goditur edhe një rast i veprimtarisë së prodhimit dhe shitjes së qymyrit të drurit, në kundërshtim me ligjin.Policia Kolonjë ka vënë nën hetim një 56-vjeçar me iniciale E.G, pasi u kap duke djegur lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, për prodhimin e qymyrit, jashtë kushteve teknike dhe pa leje mjedisore.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se 56-vjeçari e ushtronte këtë aktivitet pa licencën përkatëse dhe sasinë e qymyrit të prodhuar e magazinonte në qytetin e Ersekës dhe e tregtonte në subjekte të ndryshme. 

Materialet procedurale për të dyja rastet i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?