Kronikë

Po transportonte në mënyrë të paligjshme 34 emigrantë, arrestohet 40 vjeçari

13 Gusht 2020, 18:54| Përditesimi: 13 Gusht 2020, 19:36

  • Share

ELBASAN- Policia ka vënë në pranga një 40 vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke transportuar 34 shtetas të huaj nga vendet e treta.

Emigrantët po transportoheshin nga Bilishti në drejtim të Elbasanit nga 40 vjeçari me iniciale V. K., banues në Tiranë. Pas informacioneve të mbledhura, u bë e mundur ndalimi i 40 vjeçarit që po jepte ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, duke përfituar vlera monetare.

Mendohet se 34 emigrantët do të kalonin kufirin me Kosovën, për t'u drejtuar pastaj drejt vendeve të BE-së.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?