Foto ilustruese

Po transportonte sirianët nga Bilishti në Tiranë për 70 euro, kapet mat polici në Pogradec

19 Gusht 2020, 11:01| Përditesimi: 19 Gusht 2020, 11:26

  • Share

TIRANE-Në trafikun e emigrantëve janë përfshirë edhe efektivë policie. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka arrestuar në flagrancë një punonjës policie për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit të emigrantëve nga lindja. I arrestuari me inicialet G.H. është me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë.

Mbrëmë rreth orës 23:40, 24 vjeçari u kap në dalje të Pogradecit duke transportuar dy emigrantë sirianë, të cilët i kishte marrë në dalje të qytetit të Bilishtit për t'i dërguar drejt Tiranës kundrejt shpërblimit prej 70 eurosh. Efektivit iu sekuestrua makina, karta ID, patenta, pistoleta TT, 450 euro, 10 mijë lekë dhe 3 telefona celularë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 20/08/2020 11:34

    Mund ti ket mare per keqardhje,pa pagese,nuk duhet paragjykuar,ka akoma shqiptare qe nuk i harrojne vuajtjet e tyre maleve per te kaluar kufijte,edhe pse jane te rralle

    Përgjigju
  • Moni: 19/08/2020 11:42

    Lereni asgje s'ka bere,,taksi ka punuar...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?