Po ty të është ngritur?

29 Janar 2020, 18:57| Përditesimi: 29 Janar 2020, 18:59

  • Share

-Rrogat e frikshme të zyrtarëve shqiptarë-

Ata nuk kanë aspak nevojë për pagat që marrin nga taksat tona e madje shpesh herë harrojnë ti tërheqin edhe nga llogaritë e tyre bankare. Hendeku i pagave në Shqipëri thellohet çdo vit e pavarësisht performancës së ekonomisë, klasa e mesme, katalizatorja e nevojshme ndodhet mes dy ekstremeve.
Zyrtarët e lartë të Republikës nëpërmjet mekanizmave në qeveri apo parlament, asnjëherë nuk harrojnë të nxjerrin VKM-ra apo të votojnë çdo vit ligje që u krijojnë atyre rehatinë financiare. Hidhuni një vështrim të varfër bollëkut të rrogave të udhëheqësve tuaj:
Gent Seiko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë/ 5 milionë e 200 mijë lekë
Ilir Meta, President i Republikës/ 2 milionë e 700 mijë lekë
Edi Rama, Kryeministër/ 2 milionë e 400 mijë lekë
Gramoz Ruçi, Kryeparlamentar/ 2 milionë e 400 mijë lekë
Lulzim Basha, Kryeopozitar/ 1 milionë e 600 mijë lekë
Erion Veliaj, Kryebashkiak/ 1 milionë e 500 mijë lekë
Thoma Gëllçi, Drejtor i RTVSH/ 2 milionë e 200 mijë lekë
Krislena Keri, Drejtoreshë e Aviacionit Civil Shqiptar/ 2 milionë e 200 mijë lekë
Erinda Ballanca, Avokate e Popullit/ 2 milionë e 200 mijë lekë
Gent Ibrahimi, Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë/ 3 milionë e 600 mijë lekë
Blendi Klosi, Ministër Mjedisi/ 1 milionë e 700 mijë lekë
Kujtim Gjuzi, Deputet i Kuvendit/ 1 milionë e 400 mijë lekë
Gjin Gjoni, Gjykatës Apeli/ 3 milionë e 200 mijë lekë
Ledian Peleshi, Mësues në shkollën 9-vjeçare Qatrom-Korçë/ 420 mijë lekë
Elvisa Cullufe, Mjeke në Qendrën Shëndetësore Krumë-Kukës/ 640 mijë lekë
Arta Dajçi, Shitëse e furrës së bukës në Babrru/ 210 mijë lekë
Ened Konica, Reporter-Gazeta Shekulli e Koço Kokëdhimës/ 3 muaj pa marrë rrogën

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Flutura: 02/02/2020 02:01

    Ka te drejte blendi,,askush nga qeveritaret nuk mendon per rrogat e popullit,,tani kam nje pyetje pse i votojne shqiptaret ??????

    Përgjigju
  • vvv: 31/01/2020 09:44

    Artikull interesant, por duhet te punohet me shume ne kete drejtim. Gazetaret investigativ duhet te merren pak me shume me kete pjese, me pasurit e parlamentareve, kryetareve te bashkive etj... Problemi eshte qe ata paguajne rrogat :P

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?