Politikë

“Po ua sjellin banorëve shpirtin në majë të hundës”/ Braçe denoncon parkimin ilegal: U rihap dy ditë pasi u mbyll (VIDEO)

20 Shtator, 16:07| Përditesimi: 20 Shtator, 16:30

  • Share

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar sërish në lidhje me zënien e hapësirave publike përmes parkingjeve private në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe deklaron se pas mbylljes, parkimi është rihapur sërish.

Ndërsa po ashtu deputeti socialist shton se ky parkim po ndikon negativisht në jetën e banorëve dhe diçka e tillë është skandaloze.

“Erdha prap këtu se këtyre banorëve po iu vjen shpirti në majë të hundës. Se ky parkingu vijon të funksionojë këtu në mënyrë skandaloze. M’u në penxhere. Pluhur pafund, zhurmë pafund, ndotje e gjithçka tjetër. E mbyllën, u hap dhe nuk po mbyllet dita e dytë a e tretë sot dhe nuk po mbyllet. Vazhdon të jetë i tillë këtu,  

duke u marrë shpirtin këtyre njerëzve“, deklaron Braçe.

A.D/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Profesori i gjuhes: 21/09/2025 08:43

    Iris.kur shkruan cfar kuptimi kan kllapat ose vizat qe ve midis fjaleve.kjo nuk esht ne shqip.Shkruaj rrjedhshem dhe pa kllapa

    Përgjigju
  • Iris: 21/09/2025 03:49

    Brace,me cfare u shoqerua /mbyllja/,vetem u mbyll apo ju vune dhe ndonje mase ndershkimore tjeter? Nese vetem /u mbyll/,mos u habit qe u rihap prape.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?