Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar sërish në lidhje me zënien e hapësirave publike përmes parkingjeve private në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Në një postim në rrjetet sociale, Braçe deklaron se pas mbylljes, parkimi është rihapur sërish.
Ndërsa po ashtu deputeti socialist shton se ky parkim po ndikon negativisht në jetën e banorëve dhe diçka e tillë është skandaloze.
“Erdha prap këtu se këtyre banorëve po iu vjen shpirti në majë të hundës. Se ky parkingu vijon të funksionojë këtu në mënyrë skandaloze. M’u në penxhere. Pluhur pafund, zhurmë pafund, ndotje e gjithçka tjetër. E mbyllën, u hap dhe nuk po mbyllet dita e dytë a e tretë sot dhe nuk po mbyllet. Vazhdon të jetë i tillë këtu,
duke u marrë shpirtin këtyre njerëzve“, deklaron Braçe.
Komente
