MEKSIKË- Të paktën 23 pasagjerë humbën jetën dhe dhjetëra mbetën të plagosur teksa po udhëtonin me tren, pasi mbikalimi i metrosë u shemb fatalisht në Meksikë.
Mbikalimi u shemb si të ishte prej kartoni, duke u zhytur në hapësirë dhe duke shkaktuar viktima, të plagosur dhe dëme të mëdha materiale.
“Kemi dëgjuar vetëm një zhurmë shumë të fortë dhe pastaj gjithçka u shkatërrua”, tha Mariana, një 26-vjeçare, e cila i mbijetoi përplasjes.
“Papritur pash që struktura po dridhej dhe po lëshonte pluhur. Kur gjithçka kishte mbaruar dhe mbikalimi ishte shembur, kemi shkuar menjëherë për të ndihmuar. Nuk kishte britma, nuk e di nëse udhëtarët ishin në shok”, tha një dëshmitar okular.
Incidenti fatal ndodhi mbrëmjen e djeshme, forcat e specializuara dhe zjarrfikësit ende po kërkojnë me shpresë nën rrënoja për të mbijetuarit nga kjo katastrofë.