Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi u kap me 50 kg kanabis dhe dy armë gjahu në makinën e tij.
Ibrahim Xheleti po udhëtonte me automjetin e tij nga Zall Bastari në drejtim të Tiranës.
"Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin po qarkullonte ky shtetas, në vendin e quajtur "Ura e Shupalit" dhe më pas në banesën e tij në Zall-Bastar, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 50 kg me lëndë të dyshuar cannabis sativa, 2 armë gjahu (çifte), municion luftarak, fitila zjarrpërcjellës, 1 automjet, 2 aparate celular dhe objekte që përdoren për kultivimin, tharjen dhe përgatitjen e lëndës narkotike" - njofton policia.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, ”Armëmbajtja pa leje” dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".