Niko Nikolli

Kronikë

Po udhëtonte me motorin e punës, përplaset për vdekje nga një automjet 20 vjeçari shqiptar në Athinë

28 Shkurt 2021, 15:48| Përditesimi: 28 Shkurt 2021, 15:51

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mesnatës në kryeqytetin grek, Athinën, ku humbi tragjikisht jetën 20 vjeçari shqiptar Niko Nikolli.

I riu ishte duke udhëtuar me motorin e punës me të cilin shpërndante pica teksa është përplasur për vdekje nga një automjet.

Nikolli ishte me origjinë nga fshati Troshan i Lezhes dhe jetonte në Athinë të Greqisë ku edhe punonte si motorist.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?