Bledar Dedja

'Po, unë e bëra', 17-vjeçari pranon vrasjen e Bledar Dedjas në Itali, motivi ende mister

26 Shkurt, 18:55| Përditesimi: 26 Shkurt, 19:02

  • Share

17-vjeçari i arrestuar për vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar Bledar Dedja në Treviso të Italisë në 21 janar në një pyll në Itali është lënë në burg.

Mediet italiane njoftojnë se ai ka pranuar autorësinë e krimit. “Po, unë e bëra”, ka thënë i mituri, ndërsa nuk ka thënë asnjë fjalë për motivin.

Autori kishte rreth një vit lidhje me Bledar Dedja, të cilin e takoi teksa po shkonte nga shkolla në punë, në vendin ku punonte 39-vjeçari. Hipoteza është se i riu kishte përfunduar në një rrjet prostitucioni – mes të cilëve edhe të mitur, siç konfirmohet ndër të tjera nga elementët që policia gjeti nga analiza e celularit të viktimës dhe të cilët tashmë janë duke u ekzaminuar nga hetuesit.

Trupi i pajetë i Dedjas u gjet nga një mik i tij, i larë më gjak pak metra larg automjetit të tij tip “Mercedez Benz B-Class”, i braktisur.

 

 

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?