Nazmi Goxhaj

Kronikë

Po vinte nga Greqia, zhduket prej 5 ditësh 54-vjeçari nga Fieri

25 Mars 2018, 10:38| Përditesimi: 25 Mars 2018, 10:40

  • Share

Një 54 vjeçar me banim në Lalar të Fierit është deklaruar i humbur nga familjarët. Sipas njoftimit të afërmve, i humburi quhet Nazmi Goxhaj. Ai ishte nisur nga Greqia dhe ka mbërritur në Fier të mërkurën e 21 marsit, por nuk është kthyer në shtëpinë e tij në Lalar të Fierit.

Pasi Nazmiu nuk ka ardhur në shtëpi, sikur pritej, familjarët janë interesuar pranë Agjencisë së Autobusëve, ku kanë mësuar se i afërmi i tyre ka kaluar piken kufitare me autobus në orën 15:25 të 21 marsit, ka ardhur deri në Fier.

Familjarët kanë njoftuar edhe policinë e cila ka nisur kërkimet.  Familjarët kërkojnë bashkëpunimin e kujtdo që mund ta kenë parë diku apo mund të kenë informacion të vlefshëm për ta.

Kontakti i familjarëve për informacion: 0695612687

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?