Po vjen vera, 'mbijnë' lokalet e plazhit! Arrestohen 4 punëtorët lushnjarë, po ndërtonin beach barin në Spille, sipërmarrësi nga Shkodra ikën

29 Prill, 13:57| Përditesimi: 29 Prill, 14:38

  • Share

KAVAJE- Në prag të turizmit kanë vijuar të ngrihen si kërpudhat pas shiut dhe lokalet e plazhit pa leje buzë detit. Operacioni i fundit u ndërmor në plazhin e Spillesë në Kavajë.

Katër persona nga Lushnja u arrestuan pasi u kapën në flagrancë duke ndërtuar pa lejen e organeve kompetente, një beach bar, në bregdetin e Spilles, për qëllime përfitimi,informoi sot policia e Durrësit.    

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e sipërmarrësit të punimeve, I cili është nga Shkodra.

U arrestuan punëtorët  F. Gj., 51 vjeç, F. Gj., 56 vjeç, L. D., 50 vjeç dhe Xh. D.  51 vjeç, Në kërkim shtetasi Persid Veseli, 41 vjeç, banues në Shkodër, sipërmarrësi i punimeve.    

Vijojnë kontrollet dhe verifikimet për të konstatuar dhe goditur raste të tjera të ndërtimeve të paligjshme, si dhe të krimeve të tjera kundër mjedisit.  

Policia ka ndërmarrë operacion për ndalimin e ngritjes së lokaleve të plazhit pa leje në të gjithë vijën bregdetare. 

         

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ka shtet: 29/04/2024 14:26

    Dmth policia Shtetit ka kapur 4 hallexhinjte qe po punonin Dhe keta do bejne burg ndersa supermarresi vazhdon jeten e tij?!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?