Mallakastra përkujtoi këtë të diel 82-vjetorin e Besëlidhjes së Poçemit kundër pushtuesve fashistë.
Të pranishmit theksuan rëndësinë historike e kësaj ngjarjeje për qëndresën antifashiste dhe trashëgiminë patriotike të Mallakastrës.
‘Historia e Mallakastrës është e lashtë sa vet populli ynë, duke nisur nga antikiteti në qytetet ilire e për të vazhduar përgjatë të gjithë rrjedhës së historisë deri në ditët e sotme’, tha Qerim Ismailaj, kreu i Bashkisë së Mallakastrës.
‘Ata u betuan këtu për fe dhe atdhe dhe duke mos marr parasysh asnjë vështirësi që do ti jepte kjo luftë, ata rrëmbyen armët dhe dolën në male’, tha Sokol Gozhaj, kryetar i veteranëve të Mallakastrës.
Qëndresa popullore kundër pushtimit osman në Poçem kulmoi në 1847, për të vazhduar me organizimin dhe kontributin e madh të dhënë për Luftën e Vlorës më 1920, si dhe mobilizim kundër pushtuesve fashistë në 1943.
Komente
