Emri i Armando Brojës është përmendur shumë gjatë kësaj jave në Itali, pasi ekipe shumë të rëndësishme si Milan dhe Roma janë vënë pas sulmuesit shqiptar. Chelsea hë për hë kishte refuzuar, por megjithatë kishte lënë një dritare të hapur, por sinjalet e fundit tregojnë se 21-vjeçari nuk do lëvizë nga Londra.
Ka qenë trajneri Pochetino, ai i cili ka folur për sulmuesin shqiptar pavarësisht se nuk është pyetur. Në konferencën për shtyp argjentinasi komentoi shanset që Chelsea të afrojë një sulmues deri në fundin e merkatos pas dëmtimit të Nkuku-t:
“Ne jemi duke punuar dhe parë të gjitha mundësitë që do na sjellë merkato, për mundësi të vërteta transferimi, por në të njëjtën kohë nuk duhet të harrojmë Armando Brojën. Ne vërtetë besoj tek ai. Mund të jetë realisht një sulmues i rëndëishëm për Chelsea-n.”
Broja më në fund ka lënë pas dëmtimin dhe ka gjasa që të grumbullohet të dielën kundër West Ham, që është edhe ndeshja e javës së dytë për Chelsea-n në Premier League.