Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala ishte e ftuara e radhës në podcastin “Flasim” të Kryeministrit Edi Rama.
Evis Sala është prej 3 javësh tashmë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, pasi ka shërbyer prej 29 vitesh në shtete të ndryshme të botës në fushën e mjekësisë.
Duke folur për sistemin shëndetësor në Shqipëri, ministrja Sala u shpreh se janë bërë investimet e duhura sa i përket infrastrukturës mjekësore, ndërsa ajo që duhet është menaxhimi.
Ministrja Evis Sala: Në këto 3 javë jam mundur të shoh, të dëgjoj. Tani kam një informacion të paparë. Kam menduar dhe reformat që duhen bërë, jo vetëm brenda Ministrisë së Shëndetësisë, por në bashkëpunim me të tjera. Ka gjithmonë ndërveprim, në momentin që ndërvepron, prodhimi është më i mirë se dy sistemet bashkë. Në drejtimin e strukturës, gjithmonë do ketë një strukturë që do ta rinovosh, është normale. Në drejtimin e menaxhimit aty është ndërhyrja më e madhe që duhet bërë, që të tëra bashkë duhet të koordinohen. Më pëlqen të ndërtoj një skuadër. Vetë nuk e bëj dot. Ajo që ka vënë re këto 3 javë është që ka dëshirë. Njerëzit duhet t’i kuptosh dhe ti vësh në pozicionin që kanë qejf të punojnë dhe në momentin që motivohen angazhohen dhe bëhen pjesë e suksesit.
Kryeministri Edi Rama: Duam të rrisim kapacitetin e menaxhimit të gjërave që kemi vendosur në pozicionet e duhura nga pikëpamja e infrastrukturës.
Ministrja Evis Sala: Edhe në Amerikë drejtorët e mirëfilltë të spitaleve nuk janë mjekë. Në qoftë se bashkëpunohet mirë me shefat e departamenteve, shërbimeve, s’ka pse drejtori të jetë mjek. Kjo për spitale të mëdha. Për spitale më të vogla më të specializuar, mundet që dhe drejtori të jetë mjek dhe kjo ndoshta ka kuptim.
Ministrja Sala përmendi edhe 3 prioritete të saj.
Gjëja kryesore, sipas ministres, është reformimi i Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Një pikë tjetër, ministrja përmendi fushën e onkologjisë dhe organizimin teknologjik që lidhet më këtë shërbim.
Elementi i tretë, sipas saj, është edhe rëndësia që duhet të marrë shërbimi primar, duke u ofruar asistencë qytetarëve për probleme të zakonshme pa pasur nevojë të paraqiten në spital.
Të gjitha prioritetet e saj, ministrja është optimiste se do t’i përmbushë deri në fund të dekadës, kohë kur përfundon edhe mandati i qeverisë.
Ministrja Evis Sala: Një nga gjërat kryesore është reformimi i Fondit të Sigurimeve. Mjekësia ka një kosto, është falas te qytetari por nuk është falas. Mjekësia kushton. Te qytetari paguhet nga shteti. Mënyra se si duhet të financohet shëndetësia, duhet të menaxhohet në mënyrë të tillë në bazë të rezultateve. Kam dhe grupin e punës.
Një nga pikat e tjera që kam dhe një lloj përgjegjësie personale që vij nga fusha e onkologjisë, është trajtimi onkologjik, aksesi i plotë i barnave onkologjike. Në këtë sens e kam menduar si organizim të qendrës nacionale të kancerit. Duhet të dërgosh shërbimin te pacienti, jo pacientin te shërbimi. Sistemet duhen lidhur. Gjëja tjetër është shërbimi primar. Nuk mund të vish në spital për çfarëdolloj gjëje.
Kryeministri Edi Rama: Sa optimiste je që në fund të kësaj dekade, gjërat që do dëshirojë ti shihje të materializuara të materializohen?
Ministrja Evis Sala: Jam optimiste sepse baza që duhet janë..Optimizmi nga 1 në 10 është 9.
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala ka ndarë disa nga objektivat e saj kryesore lidhur me menaxhimin e fushës së shëndetësisë në vend. Evis Sala e nisi që nga mjekësia falas për qytetarët dhe arritja optimale e kësaj pike si dhe më pas përmirësimi i shërbimit për Okologjikun si dhe aksesimi i barnave.
“Reformimi i fondit të sigurisë. Duhet të rregullojmë mënyrën sesi menaxhohet mjekësia. Mjekësia ka kosto, kushton, por te qytetari paguhet nga shteti. Ndërtimi i një sistemi që përfshin, koston, sigurimet, është shumë i rëndësishëm për të pasur një sistem që bazohet me rezultate. Duhet të ikim nga buxhetet historike.
Një nga pikat e tjera, që kam përgjegjësi personale që vij nga onkologjia, trajtimi onkologjik dhe aksesi i plotë në barnat, por me një protokoll të caktuar. Duhet të sjellësh shërbimin te pacienti, jo pacientin te shërbimi”, tha ministrja e Shëndetësisë.
Komente

Per profesorin meriton 10 ti moj te keqen!
PërgjigjuEshte e pamundur qe e mundura te behet e pamundur e se mundures ta pamundur prandaj une do bej te pamunduren qe e mundura te behet e pamundur. Cit: Ministria e Shëndetësisë Shqiperi.
PërgjigjuShpesh, per fundjave, ashtu si qytetaret e Tiranes ( ajo shtrese e popullsise qe buxheti nuk ia mundeson largimin nga ndotja, stresi dhe zhurma jashte Tiranes), mendoj shpesh qe te mos dal nga rutina e dekadave ku natyra rreth liqenit artificial, te ofronte shplodhje, e para psikologjike larg stresit dhe peisazhi piktoresk i natyres se qete te largonte nga rutina e punes dhe e jetes se perditshme. E pra, per 5 dekadat e moshes time, vitet e fundit nuk arrij te pershtatem me idene qe ne percjelljen e nje vepre letrare do te ishte subjekti i vecante i " Keshtu foli Zarathustra", dhe ju e dini shprehjen, ndonese ende jo mitologjike por shume domethenese per rendesine e shendetit. Dhe pikerisht, vitet e fundit shpesh kaloj nga nje farmaci, ku reklamohet qe shendeti vjen nga??...Stomaku??! Mbroni floren bakteriale, reklamohet. Tani, mendoj qe znj. ministre e Shendetesise do te me jape te drejte kur une nuk reklamoj, por promovoj qe shendeti mendor eshte bazamenti i nje rutine jetesore te shendetshme. Deshironi ta fillojme nga A??! Shendeti mendor i femijeve dhe mbrojtja nga bullizimet. Shume nga ish politikanet e Shqiperise pas 90, kane qene te bullizuar ne femijeri, traumat e fshehura te te cileve u shfaqen me forcen e urrejtjes se konfliktit dhe perballjes me kete traume. B- Rinia - Deshironi nje fakt mbi substancat abuzive??! Sigurisht qe po..Ishte interesant per vete faktin qe nga nje prind i alkolizuar ( per te mos diskutuar per substancat me te renda), lindi nje femije me probleme agresiviteti por qeshja nuk i mungonte asnjehere, edhe ne momentet me te veshtira..Po perse??! Sepse prindi i alkolizuar e kishte pijen me te qeshur...( ndoshta ju do filloni te qeshni), por ministrja e shendetesise i kupton shume mire pasojat katastrofike te ketyre familjeve ( qe kane perdorur substanca abuzive) per ta dhe pasardhesit e tyre. Dhe natyrisht liqeni dhe Tirana dhe Shqiperia jane viktime e ketyre pasojave, kur injoranca reklamon qe shendeti vjen nga stomaku.. Shtresa e pensionisteve, znj. ministre, cfare mund te diskutoni ju pervecse vleren financiare te ilaceve te cilat bejne rreth 40% te pensionit. Perseri kemi politikane pensioniste..Po ku jane??! Post Scriptum: Sepse te gjithe u larguan me hajduterine e tyre duke qeshur neper dhembe" Keshtu foli Zarathustra"..
PërgjigjuPortrete me adrenaline Ka njerëz që lënë vende të sigurta pune për “adrenalinë”. Një fjalë që tingëllon bukur, por në thelb fsheh një varësi të vjetër nga kaosi – një nevojë për tronditje që maskohet si pasion profesional. Është mënyra më elegante për të thënë: “Më mungon skena.” Por pas këtij entuziazmi modern shpesh fshihet Gobseku i vogël i Balzakut: i qetë, i përllogaritur, me moral elastik dhe me ndjenjë të hollë për “balancën personale”. Ai nuk kërkon më fitim në ar, por në hapësira gri, ku “adrenalina” dhe përfitimi diskret bëhen aleatë të përhershëm. Në fund, mbetet një ironi e ëmbël: sa më shumë flitet për pasion e sfidë, aq më fort dëgjohet zhurma e llogarisë që s’thuhet me zë. Drama njerëzore e Balzakut nuk ka mbaruar — veçse sot luhet me poste te pa merituar raport mujor “ biostatistike “në vend të kandilëve të Parisit të shekullit XIX.
Përgjigju