E cilësuar, si gjuha më e ëmbël ndër shekuj, poema “Qielli im” e Iliran Xhupës, e interpretuar nga katër artistë të njohur fillimisht në kishën e “Shën Kollit” u shfaq edhe për publikun e Tiranës në Muzeun Historik Kombëtar.
Vargjet poetike të Xhupës, rikthyen në këtë projekt të realizuar në këtë periudhë të vështirë pandemie, Luiza Xhuvanin dhe Ndriçim Xhepën pranë artdashësve
Një rrëfim ndjesish të brendshme, ku komunikimi ishte sa shpirtëror, po aq edhe një ëndërr e realizuar për aktorin-organizator të aktivitetit Kristian Koroveshi
Vargjeve grishëse plot grimca gëzimi e shprese, emocione të përjetuara nga largësia, dashuria dhe vuajtja, kësaj here iu bashkua dhe aktorja Zamira Kita.